Bota Zgjedhjet lokale edhe në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani: RMV tregoi se...

Zgjedhjet lokale edhe në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani: RMV tregoi se është vend me demokraci të pjekur

Edhe Maqedonia e Veriut mbajti këtë të diel zgjedhjet lokale.

Autoritetet atje vendosën që ta zgjasin orarin e votimit deri në orën 19:30, për shkak të disa problemeve me procesin e identifikimit biometrik që ky vend e aplikoi në këto zgjedhje për herë të parë.

Pjesëmarrja llogaritet në të njëjtat shifra me zgjedhjet e kaluara.

Policia atje njoftoi ndalimin e 4 personave në Shkup që po tentonin të blinin vota ndërsa me vete iu gjetën edhe 2 mijë euro.

Të drejtë vote kanë 1.8 milionë qytetarë për zgjedhjen kryetarëve të 80 komunave dhe qytetit të Shkupit që ka një status të veçantë.

Edhe këtu zgjedhjet u zhvilluan nën masa të veçanta për shkak të pandemisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar procesin zgjedhor si të “drejtë dhe demokratik” duke theksuar se tregon për një demokraci të pjekur në RMV.

Kjo shtoi Osmani tregon se jo rastësisht Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se pjesëmarrja i tejkalon 50% tha ai duke shtuar se përfaqësuesve të pushtetit lokal u jep legjitimitet të plotë.

Osmani tha se pret që rezultati të tregojë një mbështetje të plotë për BDI sa i takon votës së shqiptarëve.

Sipas tij, BDI në raundin e parë ka arritur të fitojë në Saraj, Pllasnicë dhe Likovë dhe shtoi se janë në epërsi në të gjitha komunat e veriperëndimit të Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësi i BDI shtoi se do të pritet rezultati përfundimtar dhe raundin e dytë për të konfirmuar fitoren.

Tetova është një nga komunat më të rëndësishme në RMV që drejtohej deri tani nga BDI, por në konferencën për mediat nuk pati asnjë koment për rezultatin e pritshëm në këtë komunë