Një shef kuzhine nga Britania kaloi 19 muaj në një burg në Dubai për akuza droge, pasi hetuesit keqinterpretuan një mesazh telefonik.
Kuzhinieri Luke Tully kishte marrë një mesazh nga një trafikant që ai njihte që i kërkonte të rezervonte një tavolinë për 10 persona.
Policia gabimisht mendoi se ky mesazh ishte i koduar dhe bënte fjalë për 10 kg kokainë, në momentin kur arrestuan i sekuestruan telefonin e tij.
Babai i 4 fëmijëve tregon se oficerët që e arrestuan e kërcënuan se do ta hidhnin nga ballkoni nëse nuk tregonte se ku e kishte fshehur drogën. Ai së bashku me dy miq të tij u liruan në muajin gusht për mungesë provash, por prokurori e dërgoi në apel vendimin.
Luke shpenzoi më shumë se 150 mijë paund në betejën ligjore dhe për këtë arsye iu bën thirrje të gjithë britanikëve që të mos zgjedhin Dubain si destinacion turistik.