Sport Meta shkon në Skoci për të parë Celtic, takohet me Rudi dhe...

Meta shkon në Skoci për të parë Celtic, takohet me Rudi dhe Rocco Vatën

Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar për në Skoci një natë më parë dhe menjëherë është takuar me ish-kapitenin e kombëtares, Rudi Vata, dhe familjen e tij.

Në disa foto të publikuara në Twitter nga bashkëshortja e Vatës, presidenti duket tepër i lumtur, i veshur me uniformën e Celtic dhe në shoqërinë e djalit të Vatës, Rocco-s, i cili gjithashtu luan për Celtic, por për skuadrën U-17.

“Mirë se vjen në Glasgou President Ilir Meta. Mezi po pret të vizitojë për herë të parë Parajsën”, shkruan Anne Francies në llogarinë e saj në Twitter. Sot në orën 16:30, Celtic pret Ferencvaros për ndeshjen e grupeve të Europa League.

Djali i Vatës, Rocco, luan për kombëtaren e Irlandës U-17, por ka ende mundësi të zgjedhë të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Ai gjithashtu mund të luajë edhe për Skocinë, përveç se Irlandës, për shkak të origjinës së gjyshërve nga ana e mamasë.