Ervin Karamuço, profesor i Kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë hedh një tjetër hipotezë për vdekjen e 4 turistëve rusë në rrethana misterioze në Qerret të Kavajës. Në kushtet kur intoksiacioni në ajër bie për shkak të aspirimit, ashtu sikurse ai i ujit të pishinës, Karamuço shkon më larg.
Ai hedh dyshime nga fakti që 4 turistët kishin qenë në Maqedoni të Veriut 2 ditë para se të mbaheshin zgjedhjet lokale, tek fakti që 60-vjeçari Sergei Burenkov kishte qenë ish-ushtarak i federatës ruse në nivel madhor, deri tek vdekja e djalit të Skripal që mbetet mister edhe sot, e që u gjet i vdekur në të njëjtat rrethana si familja Burenkov.
“Po të shikoni nëse flasim intoksikacion në ajër, aty tek cepi që janë që janë dy shezlongët, po të shikoni sipër ka një tavan aspirimi, të parë aty. E dyta, aspirimi ka filluar 10 minuta para se të hynin personat në pishinë. Dhe 10 minuta pasi këta kanë hyrë kanë vajtur punonjësit për t’i ofruar shërbim. Bie varianti i parë, sepse në kushtet e një aspirimi zvogëlohet mundësia që këta… bie edhe versioni tjetër i ujit. Sepse në ujë nuk janë hedhur të gjithë njëkohësisht dhe nëse do ishin hedhur do vdisnin në ujë.
E treta, nëse marrim versionin atë që njohim ne nga kriminalistika e rasteve ruse, që kanë 100 vjet, kanë një program nga 60-ta deri në 93-ish po nuk e kanë mbyllur akoma. Programi Foliant, i cili vazhdon prodhon agjentë dhe reagentë, organikë, inorganikë, të cilët bëhen të pa detektueshëm për shumë prej pajisjve të NATO-s. Dhe ata e kanë këtë program vetëm për këtë punë. Dhe njëkohësisht në lidhje me zgjedhjet, ata kanë një njësi që quhet Njësia Speciale 29155 e GRU, e shërbimeve sekrete të ushtrisë. Dhe ata ishin ata që bënë grushtin e shtetit në Mal të Zi në 2016-n. Ata vijnë në rastin e zgjedhjeve gjithmonë.
Nuk dua të bëj teori konspirative, por janë ca gjëra që fillojnë mbushin pazëllin. Sepse na bien të gjithë këto versionet. Dhe na del ai versioni i Foliantit, i teatrit të Dubravkës, që nuk u mor vesh çfarë gazi hodhën, e hodhën në një moment e aspiruan… Dhe jo Skripalin. Ajo që nuk është zbuluar akoma është djali i vet (Alexander Skripal) i cili është gjetur i vdekur në San Petërburg dhe nuk dihet akoma, është si ky rasti. Është në një pishinë. Është i ngjashëm si ky”, tha Karamuço mbrëmë në emisionin Opinion.
*Njësia Speciale 29155 është një njësi e ngarkuar për eliminimin e shtetasve të huaj dhe aktivitete të tjera që kanë si qëllim destabilizmin e vendeve europiane. Njësia besohet se operon në mënyrë të fshehtë që prej vitit 2008 (të paktën), ndonëse ekzistenca e saj u bë e njohur vetëm në vitin 2019.
*Agjentët Noviçok u dizenjuan si pjesë e një programi sovjetik të koduar Foliant. 5 variante Noviçok besohet të jenë adaptuar për përdorim ushtarak. Qeveria britanike doli në përfundimin se një agjent noviçok u përdor për të helmuar Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury, Wiltshire të Anglisë, në Mars të 2018-s.