Prokuroria e Posaçme vuri në arrest shtëpie një shtetase si bashkëpunëtore në një rrjet të trafikut të narkotikëve në Norvegji, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si drejtuesi i këtij rrjeti.
Të akuzuar për grup kriminal, ata janë hetuar nga Norvegjia dhe Prokuroria për gati 3 vite, ku ka rezultuar se shtetasi F.P. ka krijuar një grup të strukturuar kriminal i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme kokaine dhe hashashi në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij.
Më tej, ky shtetas ka arritur që të krijojë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare.
Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dërgoheshin tek shtetasi nën hetim i identifikuar si F.P. me anë të agjencive të transferimit të parave apo edhe cash.