Gjykata e Posaçme konfiskoi 3.4 milionë rurot e sekuestruara në Qershor 2018 në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit duke ia kaluar shtetit në përdorim
Vlerat monetare u futën ilegalisht dhe dyshohen nga SPAK, se janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm. Ky argument u pranua edhe nga Gjykata që vlerësoi se shuma e eurove nuk justifikohen.
Vendimi
Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës së bërë nga prokurorët e SPAK, Doloreza Hysenbelli dhe Ened Nakuçi gjykata vendosi të konfiskojë shumën prej 3.4 mln euro të gjetura në mjetet Toyota të ardhura nga Belgjika me porosi të Elvis Vladit, një vlerë prej 72 mijë euro të një kompanie në pronësi të Alfred Vladit, si edhe tre parcela me sipërfaqe nga 140 në 873 m2 në Gjirin e Lalzit në pronësi të Alban Mollaymerit.
Konfiskimi pasuror u bazua në ligjin Antimafia në një proces të pavarur nga ai penal dhe prokurorët e SPAK argumentuan se të zotëruesit nuk i justifikonin këto pasuri në burime të ligjshme
Dënimi
Më herët Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto vlera monetare në Shqipëri, për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
4 persona u arrestuan në vitin 2018 të akuzuar për “Grup kriminal” dhe “Pastrim parash”, akuza të rrëzuara nga ish Prokuroria për Krime të Rënda pas dëshmisë së një shtetasi gjerman se shuma monetare ishte e tija.