Njëmbëdhjetë vepra arti të Pablo Picassos që janë ekspozuar në një hotel në Las Vegas për më shumë se dy dekada janë shitur në ankand për gati 110 milion dollarë.
Punimet, të cilat ishin në pronësi të MGM Resorts, u shfaqën në restorantin Picasso në Hotel Bellagio.
Kompania që kishte në pronësi këto piktura tha se ankandi do ta ndihmonte atë të përmirësonte diversitetin e koleksionit të saj të arteve të bukura.
Ankandi paraqiti nëntë piktura dhe dy pjesë qeramike të artistit spanjoll. Piktura e vitit 1938 “Gruaja në një beretë të kuqe-portokalli”, e cila paraqet të dashurën dhe muzën e Picassos, Marie-Thérèse Walter, arriti çmimin më të lartë dhe u shit për 40.5 milionë dollarë.
Fillimisht ky koleksion ishte menduar se mund të shitej 20 apo 30 milionë dollarë, por oferta ishin të shumta dhe shifra maksimale arriti në 110 milionë dollarë.
Ky koleksion u nis rreth 20 vite më parë nga miliarderi amerikan Steve Wynn, i cili kishte më herët në pronësi dhe hotelin Bellagio.