Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur mbi 2 muaj burg për akuzën e përdhunimit. Policia mori për bazë kallëzimin e një vajze të re. TCH raporton se hetimet u bënë nga policia dhe prokuroria e Tiranës.
Të njëjtat burime raportojnë se hetimet kanë qenë sekrete pasi vajza kishte bërë një rrëfim tronditës. Vajza ka rrëfyer se kishte komunikuar në telefon me të riun me iniciale A.Sh.. Ai e kishte ftuar në shtëpi ku e kishte droguar me një shiringë. Pas abuzimit ajo tha se ai e kishte kërcënuar me një letër ku shkruhej: “Po i tregove familjes do të të vras”.
I riu me banim në Kamëz u arrestua dhe u la në burg nga gjykata edhe pse ai këmbëngulte se nuk e njihte vajzën në fjalë. Provat dolën 2 muaj me vonese ku ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.
Të njëjtat burime thanë se prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar.