Opinione Disa çaste nga jeta e të ndjerit Aleksandër Moisi

Disa çaste nga jeta e të ndjerit Aleksandër Moisi

Nga Gjergj Gjubani

Botuar më 1938

Tragjediani vetë e dekllaronte se ish shqipëtar prej origjine

Aleksandër Moisi! Emër plot lavdi!

Ka qënë më i madhi tragjedian i shekullit. Dhe ka qënë shqipëtar prej origjine. Vdiq bile shtetas shqipëtar. Në vjetët e fundit të jetës së tij i kërkoj Qeverisë s’onë shtetësinë dhe Qeveria i-a dha. Racistët gjermanë e konsideronin jahudi nga shkaku i emrit. Dhe aty desh të provonte se nuk është jairudi dhe as gjerman, por shqipëtar.

Nëntë vjet më parë, Aleksanër Moisi i kish dhënë një intervistë një gazetari. Një bashkëfjalim të thjeshtë, disa kujtime nga jeta e tij. Gazetari e ka lënë vetë aktorin të prallosë.

Dhe Aleksandri Moisi foli kështu:

Nga foshnjëria ime nuk mbanj mënt gjëra. Linda në Trieste. Im atë ish shqipëtar prej Durrësi dhe kishte tregëti edhe në Triest, im më ka qënë italiane.

Shkollën fillore e bëra në Shqipëri, në Durrës, vëndlindja e t’im-eti. Atje, përposë shqipes që flisnim në shtëpi, mësova dhe pak gërqisht.

Dhjetëvjeçar u ktheva në Triest, ku vazhdova mësimet. Këto janë gjithë kujtimet që kam nga foshnjëria ime.

Kur mbusha të tetëmbëdhjetat shkova në Vienë. Gjermanishten nuk e dinja fare. Dëshira e ime ishte të vazhdonja mësime në kanto, në konservatorin e Vienës. Por xhepi nuk m’a lejonte këtë gjë.

Një kujtim i hidhur

Qysh atëherë, nga muaji i parë i qëndrimit tim në Vienë, më ka mbetur një kujtim, i cili, sa herë q’e sjell ndër mënt, më mbush me mallëngjim.

Kisha vajtur në Operën e madhe. N’ Galerin e katërtë kisha zënë dhe unë një vënd dyzet me numra qindarësh, edhe këto jo me pare. Biletën m’a kishte dhuruar shefi i Klaqerëvet. Looheshe atë natë Faust. Barkun e kisha fare të lehtë, nga urij. Por ç’rëndësi mund të ketë kjo hollësirë, kur mbi sup nuk ke më shumë se 18 vjet e gjysmë?!

Pranë meje kish ndenjtur një gocë. Megjithë errësirën, munda t’a ve nga dora dhe dal përpara saj. i nxjer pallton nga garderoba dhe pres. Pres të vijë, me sytë të mbërthyer ne dera. Pres, pres, shumë, shumë…Më në fund… Ja ku po vjen …një gocë e çalë!

I ndihmonj të vishet.

-Ju falemi nderit – pëshpërit me vështrimin për –dhe, me zë të ëmbël dhe plot trishtim.

S’munda t’a mbanj dot vehten. Nxora nëpër dhëmbë një fjalë lamtumiri…

Një jetë njeriu kaloj qysh atëhere. Qysh prej asj dite e gjr më sot thëthiva gjer në fund nga kupa e gëzimevet dhe të idhërimevet të kësaj bote. . . dhe me gjith këtë, i gjithë ky çerek shekulli s’ka qënë aq i ëmbël, aqë i idhur, aqë i pasur sa që të më bëjë t’a haronj këtë ngjarje. Dhe as tani s’mund të kupëtonj qysh dhe pse n’atë çast gjitha magjia, gjithë flaka humbën, u shdukën dhe u tretën sepse. . . njëra këmbë ish pak më e shkurtër nga tjetra!

Qysh e fillova karierën

Datën kur debutova për herë të parë nuk e sjell ndër mënt. Flas të drejtën: memoria ime është shumë e dobët në punë datash. Në shkollë, në Durrës, kam ngelur dy herë pa bukë. Mësusësi grek më kish zët, pse s’manja mënt datat e ngjarjevet historike.

Kisha pothua një mot që po vërtitesha në Vienë. I ri dhe I vobektë, nuk dinja ç’to bënja, nga të i-a mernja.

Uria më kish tretur. Stomaku bënte kryengritje pse kish oreks të math… Kjo gjë më shtrëngoj të ri si figuront në Burgtheatër. Mernja një markë dhe 35 për natë. Kur shfaqej “Lulius Caesar” delnja i veshur si “grek plak”. Kur shfaqej “Cyrano”, isha “cadet gascon”.

i pari rol m’u dha në “Tartuffe” të Moljere-s. Isha shërbëtori i Tartuffe-s. . . Dhe shërbëtori kish, së paku, një emër. I thoshin Lorenzi. Për të folur s’kishe pothua gjë fare por rynja e delnja dendur. Rolin Tartuffe e loste Joseph Kainz…

Pranë Reinhardt-it ishin shumë, tepër shumë aktorë të mëdhenj. Më ish e pamundur të mërinj të los rolet që dëshëronja. Lojta në shfaqje pa rëndësi të madhe dhe në më shumë matinera. S’duronja më. Durimi dhe qetësia janë dy sende që më kanë munguar gjithëmonë.

Ika nga Reinhardt-i dhe lidha angazhament ne një trupë të re. Atje lojta disa role më të shquara. Më vonë, kur kritika fillij të më shohë me sy të mirë – në fillim pata një kritikë shumë të keqe – u ktheva sërish në Reinhardti. S’kisha më përse të ankohesha. Më jepeshin rolet më të mirë. Interpretova gjithë gamën e tragjedivet të mëdha. Fillova të bënj turnera në krye me Reinhardt-in; pastaj dhe pa të.

Kisha mëritur i famëshmë.

Qysh los

Gjithëmonë xhvishem nga vehtja ime dhe vesh personalitetin e fytyrës që interpretonj. Kur los s’gënjej kurrë. Personazhi të cilin interpretonj mer fyromë bashkë me mua, qan, qesh, vuan bashkë me mua. Hamleti, Fedya, Posa, Dubedoti, Franz Moor, të gjithë janë për mua: Moisi. Me ata ronj me ata e kalonj kohën. Me ata qesh e qanj, me ata gëzohem e vuanj. Kënga e tyre e të gjithëvet, është kënga e vehtes s’ime.

***

Kam gjesdisur pjesën më të madhe të botës, shumë faqe të jetës s’ime i harova krejt, të tjera i ruanj me kujdes. Por kurrë nuk munda të haronj atë gocën, e cila, kur isha tetëmbëdhjetë vjeç e gjysmë, rinte pranë meje, në të katërtën galeri të Opera-s atë gocën që s’desh të grihej prej vendit për të pshehur infirmitetin nga një vështrim që e përkëdhelte.

Atë krijesë të urtë e të mirë, e kërkova, qysh atëhere, gjithëmonë, e kërkova nj’ashtu si kërkon dritën një i aratisur në erësirë, e kërkova me sy edhe me zemër. Por s’munda t’a gjenj dot.

Sot, pas 25 vjet, i thom “fal-më”…

-Nga Durrësi. Dhe ti?

-Unë nga Korça.

Njeri vinte nga Gjermanija, tjetri nga Rumanija, që të dy të mëdhenj, që të dy të famëshmë u bënë miq; u dashuruan, si vëllezër që ishin.

Disa vjet më von, kur viktor Eftimiu ishte Drejtor i Përgjithëshëm i Theatrovet në Bukuresht, Aleksandri Moisi erdhi, me gjith trupën e tij, në Rumani, t’i bëjë një vizitë mikut. Në Jash, studentat Rumunë e muarë për jahudi dhe i bënë demonstrata ostile.

Kollonia shqipëtare e bukureshtit e sesizuar i bën Mosit një pritje të bukur. Atëherë bota Rumune mësonj se Aleksandri Moisi ishte shqipëtar. Dhe shqipëtarët i don dhe i përkrah populli rumun.

Kollonia e Bukureshtit i shtroij një bahqetë Miosit dhe ky erdhi me të shoqen të veshur në ngjyrat t’ona kombëtare.

Sikur e kam parasysh: rinte në tryezë pranë kolosit tjetër Viktor Eftimiu.

Dhe sot, kur i kujtonj të gjitha këto ri e menjtohem: E shkreta Shqipëri! Ti që i pate falur botës somitete theatrale të tillë, nuk mundet të kesh gjer më sot as makar një fillim theatri!

(“Drita”, 30 janar 1938)