“Daily Mail” i ka kushtuar një artikulli një të riu shqiptar të përfshirë në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së kanabisit. Ai është Selamet Mehmetaj nga Tropoja, ndërsa ka treguar në kurth përmes një kamere të fshehtë me qetësi se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit.
Daily Mail ka rënë në gjurmët e “Djallit”… dhe ai është shqiptar. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Tropoja, i cili sipas britanikes Daily Mail është pjesë e tregut të paligjshëm të kanabisit. “Baroni i drogës” ka pranuar që të takojë klientë të mundshëm, të cilët i kishte kontaktuar përmes faqes së Intagramit ku reklamon punët e tij të pista. Pak më tutje, 28-vjeçari Selamet Mehmetaj ka parkuar Benzin e tij me vlerë 50 mijë Paund, shkruan Mail.
I pashqetësuar nga njerëzit përreth, 28-vjeçari ka shpjeguar se si furnizon çdo muaj në Mbretërinë e Bashkuar fabrika droge ku rriten mbi 2500 rrënjë kanabisi, të cilat më pas i shet po ai vetë.
Dhe shqiptari e bën të qartë… Ata që i dalin para nuk e kanë shumë të gjatë. Ai ka treguar se njëherë i ka prerë gishtat një personi se nuk paguante dot për drogën, ndërsa një tjetri një këmbë pasi i mori paratë.
“E futa në një bodrum dhe e rraha 3 herë në ditë. Kur nuk më la asnjë alternativë tjetër i preva dy gishta. I thashë që ke 24 orë që të marrësh në celular kë të duash në planet, por thjesht gjej paratë, nuk më intereson. Madje kontaktova dhe me të afërmit. U thashë që i kam prerë dy gishta. Herën tjetër do t’i heq këmbën”, ka thënë ai.
Kur u pagua, Mehmetaj i ka thënë viktimës: “Kjo ka për të qenë shenjë në jetën tënde për të kujtuar se çfarë ndodh kur tallesh me dikë që është i vërtetë. Ia bërë të gjitha këto atij personi dhe më pas shkova në shtëpi dhe fjeta si fëmijë i vogël. Stresi im ishte derisa nuk e kisha kapur”, ka rrëfyer ai.
Madje në rrjetet sociale ka pasur video të tij duke rrahur një person sepse i kishte thyer besimin.
“‘Djalli’” po bën miliona nëpërmjet biznesit të tij të paligjshëm”, shkruan Daily Mail.
Në faqen e tij të Instagramit “Albanian Blood” (Rrënjë shqiptare) Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të treguar se cilat variante janë të disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj që ta kontaktojnë. Pasi u kontaktua nga Daily Mail, Instagram e mbylli faqen e tij.
E ndërsa faqja e tij ishte ende aktive, gazetarët të Daily Mail, të infiltruar si klientë e kontaktuan “Djallin”.
Mehmetaj i ka takuar ata pranë shtëpisë së tij. Gjatë takimit ai është mburrur me faktin se ka arritur t’i shpëtojë akuzës për armëmbajtje pa leje pasi në makinë i gjet një pistoletë ruse. Mehmetaj ka treguar se e ka marrë armën nga Shqipëria dhe se avokati e kishte shpëtuar duke i sajuar një histori.
Mehmetaj duket i apasionuar edhe pas shpejtësisë. Përveç makinës Mercedes-Benz me vlerë 50 mijë Paund, ai ka blerë edhe një Audi RS7, me të cilën ecën deri në 200 kilometra në orë në autostrada me targa false. Një makinë tjetër në pronësinë e tij është edhe një mjet i Formula 3.
Ndër të tjera ai ka qeshur kur ka përshkruar se si policia nuk i gjeti një sasi kokaine kanabis dhe plumba kur i bastisën një shtëpi.
“Perandorinë” e drogës së Mehmetaj duket se e promovon Instagrami. Pavarësisht se rrjeti social i fshiu një faqe ai arrin që ta promovojë biznesin e paligjshëm sërish. I riu nga Tropoja ka treguar për një gazetar të infiltruar se biznesi i tij ka pasur një “boom” gjatë periudhës së karantinës për shkak se çdo njeri qëndronte në shtëpi.
Mehmetaj ka shpjeguar sesi çdo muaj rrit deri në 2.500 bimë kanabis, të cilat i quan “fëmijët” e tij. Sipas Mehmetajt, ky biznes ilegal i ka dhënë mundësinë që të bëjë miliona çdo vit. Ai ka rrëfyer se shumë njerëz e telefonojnë për të porositur. Në rrjetin e tij social ka me dhjetëra video ku ai tallet me ligjin.