Një fëmijë, vetëm 5 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ai bëhet në këtë mënyrë, viktima me moshën më të re në vend që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që kur ka nisur pandemia.
Vogëlushi ishte nga Saranda dhe mësohet se vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Pavarësisht se ishte sjellë në Tiranë për ndihmë të specializuar, 5-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë dot.