Princesha e Japonisë, Mako Akishino u martua me një njeri të thjeshtë këtë të martë, në një ceremoni të vogël e pa shumë zë, e cila sipas saj vinte 3 vite me vonesë, pasi shumë e kishin kritikuar dhe quajtur atë të pavend. “Ishte një zgjidhje për të jetuar duke iu gëzuar zemrave të njeri tjetrit” – tha ajo.
Martesa i kushtoi princeshës Mako titullin mbretëror dhe tashmë ajo ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj, Kei Komuro.
Ai gjithashtu e ka komentuar këtë martesë për mediat duke thënë se: “E dua Makon. Kemi vetëm një jetë dhe duhet ta shpenzojmë me dikë që e duam.”
Mako e cila sapo bëri 30 vjeç, tre ditë para se të martohej, ishte mbesa e Perandorit japonez Naruhito. Ajo dhe Komuro kanë qenë shokë klase në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë të Tokios.
Të martën në mëngjes, princesha Mako e la pallatin mbretërorë e veshur në një fustan ngjyrë blu e lehtë, duke mbajtur në dorë një buqetë me lule. Ajo bëri përshëndetjen tradicionale japoneze duke u përulur me respekt para prindërve të saj, princit të kurorës Akishino dhe Princeshës Kiko, si dhe motrës së saj princeshës Kako.