Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 650 qytetarë.
Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjakë, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me virusin 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qytetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeç, një qytetar nga Korça 72 vjeç.
Në të gjithë vendin janë 7,258 pacientë aktivë, ndërsa në spitalet Covid po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.