Me dy gola në dy ndeshjet e tij të para si titullar te Southampton, Armando Broja është kthyer menjëherë në benjaminin e tifozëve, aq sa një prej fansave për të tërhequr vëmendjen në ndeshjen e fundit ndaj Burnley-t në mënyrë që sulmuesi t’i jepte fanellën mbante në duar flamurin shqiptar.
Bëhej fjalë për një tifoz i cili u vu re nga Broja, ky i fundit i ndikuar edhe nga flamuri me ngjyrat kuqezi i bëri dhuratë fanellën që mbajti veshur në ndeshjen ndaj Burnley-t.
20-vjeçari po shndërrohet idhull i tifozerisë, falë cilësive dhe shpërthimeve të tij për të krijuar situata goli në portën kundërshtare.