Kryesore Zuckerberg zbulon emrin e ri të Facebook, do të quhet Meta

Zuckerberg zbulon emrin e ri të Facebook, do të quhet Meta

Facebook ndryshon emrin dhe tashmë do të quhet Meta, si pjesë e një lëvizje të madhe për rikonceptimin e kompanisë.

“Në këtë moment, brandi ynë është kaq i lidhur me një produkt sa nuk mund të përfaqësoj tërësisht atë që ne po bëjmë sot, e aq më tepër në të ardhmen. Me kalimin e kohës, shpresoj të shihemi si një kompani metaverse dhe që puna jonë dhe identiteti ynë të jenë të ankoruara në atë që po ndërtojmë”, deklaroi Mark Zuckerberg. Sipërmarrësi 37-vjeçar ka nxjerrë në pension edhe ikoniken “F”, por pa hequr dorë nga ngjyra blu, duke adoptuar një simbol që të kujton pak atë të pafundësisë.

Ndryshimi do të bëhet vetëm për kompaninë mëmë, pasi platformat individuale si Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk do të riemërtohen.

Kompania zbuloi gjithashtu planet për një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual.

Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës, por dhe pasi pësoi një goditje javët e fundit.

Ish-punonjësja Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.