Një 20-vjeçar amerikan u dënua me 27 vite burg pasi vrau shokun e tij brutalisht, duke e goditur rreth 100 herë me thikë, e më pas shkoi në kinema për të parë filmin horror “The Conjuring 3”.
Lewis Ashdown u takua me 18-vjeçarin Marc Williams për një pije dhe më pas shkuan në pyll, ku 20-vjeçari e dehu shokun e tij dhe më pas e vrau. Sulmi brutal zgjati rreth 40 minuta dhe goditjet me thikë ishin mbi 100.
Gjithashtu, agresori regjistroi edhe 7 video duke e goditur me shkelm në kokë shokun e tij.
Më pas, shkoi në kinema për të parë “The Conjuring 3”, një film që tregon për një vrasës, i cili në gjyq u mbrojt duke thënë se kur kishte kryer krimin makabër ishte i pushtuar nga Djalli.
Lewis Ashdown nuk e përdori këtë alibi në sallën e gjyqit, por qëndroi në heshtje kur dëgjoi dënimin e tij me 27 vite burg.