Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve për rritje të infeksioneve Covid-19, në Greqi po e marrin shtruar vaksinimin e detyrueshëm. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha sot se qeveria nuk ka në plan të zgjerojë kategoritë që do t’i nënshtrohen këtij vaksinimi.
Plevris tha se çdo masë e re që do të prezantohet do të përfshijë përzierjen sociale midis popullatave të vaksinuara dhe të pavaksinuara në të ashtuquajturat “zona të përziera”.
Ndërkohë, Nikos Kapravelos, kreu i Njësisë së Kujdesit Intensiv në spitalin Papanikolaou në Selanik në Greqinë veriore, paralajmëroi se vala e katërt e koronavirusit ka sjellë një rritje të fortë të intubimeve. Aktualisht, janë grekët rreth të dyzetave – të gjithë të pavaksinuar – ata që përfundojnë në kujdes intensiv.
Megjithatë, Papanikolaou u kërkon autoriteteve të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për individët me rrezik të lartë mbi 55 vjeç.