Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vuri në dukje se Greqia tani është një vend shumë i ndryshëm nga ai që kancelarja Merkel vizitoi për herë të parë rreth 10 vjet më parë.
“Nuk është burim deficiti. Është një shtet modern”, nënvizoi Mitsotakis gjatë deklaratave të përbashkëta me kancelaren gjermane pas takimit të delegacioneve të dy palëve në kryeqytetin grek.
Mitsotakis filloi duke iu referuar “udhëtimit 16-vjeçar të kancelares gjermane si lidere e Gjermanisë” duke vënë në dukje se ajo e kaloi udhëheqjen e Konrad Adenauer dhe iu afrua atij të Helmut Kohl.
Mitsotakis vuri në dukje se “Evropa dhe Greqia janë testuar nga vendime të këqija që janë kthyer kundër tyre, të maskuara si populizëm dhe demagogji”.
”Masat shtrënguese nuk janë përgjigjja ndaj gjithçkaje”, deklaroi kryeministri grek.
“Dhe ju vetë e pranuat se u keni kërkuar shumë grekëve”, tha kryeministri duke shtuar se ”solidariteti i komunitetit dhe patriotizmi i vërtetë në fund fituan”.
“Merkel ishte zëri i arsyes dhe stabilitetit. Ndonjëherë e padrejtë, por vendimtare, si në vitin 2015, kur ajo refuzoi dëbimin e Greqisë nga Europa”, shtoi Mitsotakis.
“Ndërsa Evropa ecën përpara me vendime unanime, këto bazohen në marrëveshje dhe për rrjedhojë në konvergjenca”, shtoi ai.