Parlamenti i Polonisë ka miratuar një plan për të ndërtuar një mur 353 milionë euro përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë për të parandaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në vend. Mijëra njerëz kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin e SAJ, muajve të fundit.
Presidenti Andrzej Duda pritet të nënshkruajë menjëherë ligjin në fuqi pas rezultateve të votimeve të parlamentit polak. Muri i pajisur me sensorë dhe sisteme monitorimi do të mbulojë rreth gjysmën e kufirit të Polonisë me Bjellorusinë, i cili ka një gjatësi prej 400 kilometrash.
Qeveria planifikon ta ndërtojë atë deri në verën e ardhshme. Varshava ka marrë kritika të ashpra për qasjen e saj të ashpër ndaj kësaj krize ku çdo ditë largohen nga kufiri mijëra refugjatë dhe emigrantë. Organizatat joqeveritare kanë paralajmëruar situata do të bëhet më e rrezikshme në të ardhmen.
Polonia i ka kërkuar BE-së të paguajë për “barrierat” kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve, por javën e kaluar Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen iu përgjigj negativisht kësaj kërkese.
Bashkimi Europian e akuzon udhëheqësin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko për nxitjen e fluksit të emigrantëve, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus.