Shtatë pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 75 vjeç.
Rastet e reja- Përsa i përket numrit të të infektuarve brenda një dite, rezulton të jenë 547 qytetarë nga 3015 testime që janë kryer.
238 raste pozitive janë në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 7,692 pacientë aktivë me Covid-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i pandemisë.
Statistika (30 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 547
Të shëruar në 24 orë 409
Të shtruar në spitale 154
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3015
Testime totale 1,304,222
Raste pozitive 184,887
Raste të shëruara 174,279
Raste Aktive 7,692
Humbje jete 2,916
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,915
Fier 887
Durrës 642
Shkodër 504
Elbasan 343
Vlorë 322
Gjirokastër 264
Berat 230
Lezhë 190
Korçë 190
Kukës 125
Dibër 83