Aktualitet Kapet në Rrugën e Elbasanit 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore

Kapet në Rrugën e Elbasanit 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore

Forcat “Shqiponja” ka vënë në pranga një person me rrezikshmëri shoqërore i kërkuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Mario (Arsen) Ndreu, 36 vjeç, u kap në Rrugën e Elbasanit. Për këtë person Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Më 6 Tetor të 2015-ës, në fshatin Gostimicë të Përmetit në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ai ka plagosur me armë zjarri një person për motive të dobëta.

36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.