Inter ka arritur fitoren e dytë radhazi në Serinë A, pasi mundi 2-0 Udinesen, me një dygolësh nga Joaquin Correa.
Zikaltërit zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë, brenda 8 minutash, me argjentinasin që shënoi dy gola fantastikë në minutat 60 dhe 68.
Correa shënoi dopjetën e dytë pas asaj në ndeshjen e parë kundër Veronës.
Ekipi i Simone Inzaghit renditet në vendin e tretë të Serisë A, me 24 pikë, 4 më pak sesa Napoli dhe Milan që kryesojnë klasifikimin.