Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës, në aksin Qafë Thanë-Librazhd. Si pasojë e tij, ka mbetur i vdekur një person.
Policia njofton se rreth orës 14:35, në vendin e quajtur “Guroja”, minibusi me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i furgonit dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në të.