Francesko Mandoi, ish-zëvendës prokurori italian i Antimafias, do të këshillojë qeverinë shqiptare për çështjet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar.
Kryebashkiaku Veliaj zbulon këtë lajm në ceremoninë e organizuar për Francesko Mandoin ku iu dorëzua çelësi i Tiranës për kontributin që i kanë dhënë drejtësisë shqiptare.
Vetë magjistrati italian, që ka jo pak miq në Tiranë, shumë prej tyre ish-prokurorë, nuk i fsheh emocionet për vlerësimin që ju bë nga Bashkia e Tiranës.
Ambasadori italian në Tiranë vlerëson dhe ekspertizën që Mandoi ka dhënë për Reformën në Drejtësi. Mandoi, një ish-nxënës i gjyqtarit të vrarë nga mafia, Giovani Falconi, ka qenë prej më tepër se 3 dekadash nr. dy i Antimafias italiane.