Koronavirusi u ka marrë jetën 8 qytetarëve në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se viktimat janë 7 prej qytetarëve të grupmoshës 64-77 vjeç janë nga Tirana dhe një 71-vjeçar nga Saranda.
Në dy spitalet Covid numri i pacientëve ka ardhur në rritje këtë të diel. 163 pacientë po marrin shërbim spitalor nga 154 që ishin të shtunën. 17 pacientë po trajtohen në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Edhe rastet e reja të të infektuarve kanë pësuar një rritje të lehtë në 24 orët e fundit. Mes 2,115 të dyshuarve janë identifikuar 413 qytetarë pozitivë me Covid.
Afro 50% e tyre janë në Tiranë, ndërsa më pak raste janë zbuluar në Vlorë, Kamzë, Elbasan, Fier, Gjirokastër e Berat.
Në të gjithë Shqipërinë numërohen në total 7,756 të infektuar me koronavirus. 341 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.