Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Persona ende të pa indentifikuar kanë vrarë me armë zjarri 60-vjeçarin Xhelal Reçi.
Policia në informacionin paraprak njofton se ngjarja është regjistruar në orën 07:23 minuta. Ndërkohë Reçi mësohet se është ish-punonjës i Policisë së Shtetit, por vitet e fundit ai kishte filluar të merrej me biznes.
Lidhur me këtë ngjarje autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e saj duke ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pak minuta pas ngjarjes forcat e rendit kanë gjetur një makinë të djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët për kryerjen e krimit.