Fjalori Anglisht i Oksfordit ka zgjedhur fjalën më të përdorur të vitit 2021. Sipas ekspertëve të fushës fjala më e përdorur përgjatë vitit 2021 është “vaks”.
Të gjitha fjalët që lidhen me vaksinat janë përdorur më shumë se çdo fjalë tjetër, pasi gjatë gjithë vitit debati ka qenë i përqendruar tek vaksinimi i qytetarëve.
Vaksina, vaksinimi i dyfishtë, kundër vaksinës, të gjitha këto fjalë kanë bërë që “vaks” të jetë termi më i përdorur nga të gjithë.
Redaktorja i Fjalorit Anglisht të Oksfordit, Fiona McPherson, në një deklaratë ka thënë se përzgjedhja e fjalës “vaks”, ka qenë shumë e qartë që në fillim pasi ndikimi ka qenë shumë i madh.
Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2020 fjala më e përdorur sipas fjalorit të Oksfordit ishte “mbyllja”, pasi gjatë gjithë vitit diskutohej nëse do të kishte kufizime apo jo.