Shtatë qytetarë nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë koronavirusit.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç”, njoftoi Ministria e Shëndetsisë.
Rastet e reja- Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 197 qytetarë.
“Janë kryer 1930 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 197 qytetarë, në këto bashki: 93 në Tiranë, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin”.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 7717 pacientë aktivë me Covid-19 bë të gjithë vendin. Në spitalet Covid po marrin trajtim 166 pacientë, 16 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 229 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.