Që prej ardhjes në krye të Policisë së Shtetit të Gledis Nanos, lëvizjet e drejtuesve në qarqe vijojnë.
Kështu Hajri Kushe, nga zv.drejtor për hetimin e krimit në policinë Kukës, emërohet në të njëjtën pozitë në Shkodër.
Ermal Lila, nga shef i komisariatit të Elbasanit emërohet zv.drejtor për hetimin e krimit në Kukës.
Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.
Vilson Bala nga shef komisariati Bulqizë emërohet shef komisariati në Durrës.
Oltion Agolli nga shef komisariati në Peqin emërohet shef komisariati në Pogradec.
Në Vorë, në vend të Aliosha Brokës (i cili kalon specialist në Drejtorinë e Standardeve Profesionale), emërohet shef komisariati Kreshnik Gjecka.
Dashamir Bendo emërohet shef i Operacionales në Tiranë. Alfred Cenaj emërohet shef komisariati në Elbasan. Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin.
Lëvizjet e fundit vijnë pas ndryshimeve të krerëve të policisë dhe drejtorëve në 11 qarqe dhe ndryshimit të shefave të komisariateve në kryeqytet.