14 vite burg në total edhe për 3 djemtë që abuzuan me të miturën
Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar përfundimisht me 12 vite burgim Abaz Dokun, ish-rojen e një shkolle në Kamëz, për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare.
Të përfshirë në këtë krim monstruoz kanë qenë edhe persona të tjerë. Klajdi Poçi është dënuar me 7 vite burgim për të njëjtën akuzë. Ndërsa të pandehurit e tjerë, R.O. me 3.8 vite burgim dhe F.B. me 3.4 vite burgim.
Avokati i rojes, Abaz Doku, kishte kërkuar një masë më të lehtë dënimi të dhënë nga Shkalla e Parë në 13 Janar 2021, por Apeli vendosi mos ta ndryshonte duke e lënë në fuqi.
As masa e dënimit për të tjerët nuk u ndryshua. Por Gjykata e Apelit Tiranë vendosi që dy të miturit F.B. dhe R.O pjesa e mbetur e dënimit të konvertohet në shërbim prove 4 vjet për secilin me kusht që të mos kryejnë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe.
Roja i shkollës, Abaz Doku dhe tre djemtë u akuzuan për përdhunimin e një 14-vjeçareje dhe për shantazhimin e saj përmes disa videove intime, të kryera nga 65-vjeçari, i cili më pas ia shpërndau të rinjve. Këta të fundit, përmes kanosjes, përfituan nga e mitura dhe e përdhunuan gjithashtu.