Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në 6 mujorin e dytë të 2017-ës.
“Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në 6 mujorin e dytë të 2017-s. Norma bazë e interesit do të vijojë të mbetet e pandryshuar në nivelin 1,25%. Niveli i kredive me probleme ra në nivelin 13.2%. Përshpejtimi i rritjes ekonomike kërkon vijimin e reformave strukturore”, deklaroi Gent Sejko.
Gjithashtu Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri me dije edhe një vendin të Këshillit Mbikëqyrës të BSH për uljen e përdorimit të euros.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se shërbimi financiar i bankave mbetet në përmirësim të vazhdueshëm.
Megjithatë, sektori bankar duhet të jetë me aktiv në kreditim.
Niveli i kredive me probleme ra në 13.2 për qind.