Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e kësaj të mërkure në Beograd ku do të marrë pjesë në takimin për “Ballkanin e Hapur”.
Gjatë mbrëmjes së mërkurë, Rama dhe Vuçiç do të ketë një darkë ku do të marrë pjesë dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Pjesëmarrës në këtë takim informal do të jetë dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, edhe pse vendi i tij deri tani nuk i është bashkuar iniciativës “Open Balkan”.
Ky zhvillim le të hapur mundësinë që Mali i Zi t’i bashkohet nismës për bashkëpunimin rajonal, por pritet që vendimi zyrtar të merret nga qeveria e vendit fqinj.
Të enjten, agjenda e takimeve do të nisë nesër ku rreth orës 10:30 do të ketë një takim kokë më kokë mes përfaqësuesve të Serbisë, Shqipërisë dhe RMV-së.