Kryesore Ballkani i Hapur, Vuçiç: Brenda një viti e gjysmë do të realizohet...

Ballkani i Hapur, Vuçiç: Brenda një viti e gjysmë do të realizohet lëvizja e lirë e njerëzve

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ranë dakord për të ngritur këshillin e zbatimit të projektit Ballkani i Hapur, një nismë që parashikon lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve pa barriera doganore, mes shteteve pjesëmarrëse.

Lajmin e dha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se brenda maksimumi një viti e gjysmë, shtetasit e tre shteteve do të mund të lëvizin lirshëm pa i ndaluar askush në kufi.

“Duam që njerëzit tanë për një vit, apo në vit e gjysmë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri nga Beogradi në Tiranë, Tirana në Shkup apo Tirana në Nish. E njëjta gjë nga Nishi në Shkup apo Nishi në Beograd. Që askush të mos ndalojë askënd në kufi. Askush nuk po ndërhyn në gjëra politike dhe as në të drejtën e shteteve tona”, tha president serb.

“Ramë dakord të ngrinim këshillin e zbatimit dhe për përbërjen e tij do të diskutojmë në vonë”, tha Vuçiç. “Diskutuam tema konkrete dhe miratuam e do të miratojmë disa marrëveshje. Patëm takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues të komunitetit të biznesit të të tre vendeve tona. Pamë që ata janë 100% në favor të kësaj nisme. Është dëshpëruese për të gjithë ne është fakti se ajo për të cilën ramë dakord, është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht. Në emër të Serbisë mund të them që Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. Kjo nismë u bë për njerëzit“, tha Vuçiç që shtoi se mbledhja e radhës do të zhvillohet në Tiranë, në fund të dhjetorit, ku duhet të miratohet marrëveshja për tregun e lirë të punës.

“Do forcohen ekonomitë tona. Shumë e rëndësishme të lidhem industrinë e softuerëve. Kemi mbetur pas vendeve më të zhvilluara dhe duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të pasur një përparim më të madh. Besoj që për Samitin e Tiranës do kemi një takim pas Krishtlindjeve katolike, do jetë 26 apo 27. Do nënshkruajmë Memorandumin për Lejet e Punës, që duhet të ketë fuqi ligjore. Përndryshe, nuk kam asgjë kundër, por do kemi më shumë indianë, njerëz nga Filipinet, edhe pse kemi mundësinë të mbajmë njerëzit tanë në rajon. I trajtuam të gjitha çështjet dhe më duket se jemi të gjithë nga pak, por unë jam më i dëshpëruari, kur nuk realizojmë ato për të cilat biem dakord politikisht. Kjo është një histori që u takon qytetarëve, biznesit, idesë fantastike që duhet të fitojë që të ecim përpara. Sot na u shpjeguan problemet që kanë sipërmarrësit. Të gjithë janë 100 për qind kësaj nisme. Isha shumë i lumtur kur njëri tha se është pak më e lehtë sot në pikat e kalimit kufitar, por është larg asaj që duam”, tha Vuçiç.