Në një moment të ndeshjes kundër PSG, trajneri i Leipzig Jesse Marsch shpërtheu ndaj gjykimit. Ekberg, arbitri i ndeshjes, i afrohet pankinës dhe i nxjerr kartonin e verdhë. Ka kaluar gjysmë ore lojë dhe RB Leipzig barazon 1-1 ndaj parizienëve.
Për ta zemëruar trajnerin shërbejnë disa vendime jo gjithmonë konstante: “Menjëherë u inatosa me arbitrin. E di që klubet e mëdha për dallim nga ato të voglat respektohen. Unë vetëm mund të zemërohem, sepse asgjë nuk ndryshon, as me fishkëllimat e publikut. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjyqtari i katërt. Kisha dy opsione: Ose të pranoja gjithçka në heshtje, ose të protestoja për të marrë më shumë respekt nga kryesori i ndeshjes”.
Në fund, rezultati ishte 2-2, u vulos nga një penallti e shënuar nga Szoboszlai dhe arbitri e akordoi me rekomandimin e VAR-it. Trajneri Marsch ankohet edhe për këtë të fundit: “Nëse VAR-i nuk do të kishte ndërhyrë, nuk do ta jepnin. Dhe ishte një penallti e dukshme”.
Problemi, sipas trajnerit të Leipzig, qëndron në gjykimin e ndryshëm ndaj dy skuadrave, me vëmendje të veçantë ndaj PSG së yjeve: “Ndonjëherë dukej se arbitri ishte më i interesuar të merrte autografin e Neymarit në fund të lojës sesa të arbitronte ndeshjen. E kam seriozisht. Është një gjë super të kesh Mbappe, Neymar dhe Di Maria këtu në Leipzig, por le të luhej një ndeshje normale, ku gjithçka shkon sipas rregullave”.