Profili i rrëmbyesit të vogëlushes Cleo, i fiksuar pas kukullave dhe i prezantonte si familje imagjinare
Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e rëndë në Australi, ku 4-vjeçarja Cleo Smith u gjet pas 18 ditësh pasi ishte rrëmbyer nga familja e saj.
Sipas të dhënave më të fundit, autori i rrëmbimit Terry Kelly është rrahur keq nga një i paraburgosur tjetër në qeli, pasi ai ka mësuar se kush ishte dhe çfarë kishte bërë.
Policia në fillim nuk e konfirmoi këtë ngjarje, por më pas 36-vjeçari Kelly është fotografuar i fashuar në fytyrë ndërsa transportohej me ambulancë drejt spitalit.
I dyshuari qëndroi vetëm pak orë në stacionin policor të Carnavon, për t’u transferuar në një burg tjetër, nën masa shumë të rrepta sigurie.
Mediat kanë mësuar se Terry Kelly ishte për fqinjët një person i çuditshëm. Ai ishte i fiksuar pas kukullave Bratz dhe kishte një llogari në Instagram ku shfaqej me këto lodra, ku i prezantonte si familja e tij imagjinare.
Cleo Smith u zhduk më shumë se dy javë në një lokalitet të Australisë perëndimore, Macleod, ku ajo bashkë me prindërit ndodheshin në kamping.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 16 tetor, kur nëna e Cleo u zgjua në mëngjes dhe vuri re se vajza e saj e madhe ishte zhdukur nga çadra e kampingut së bashku me çantën e saj.