Sipas raportit që OKB-ja publikoi në vitin 2020 në kuadër të “Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Cunamin”, kjo fatkeqësi natyrore brenda 10 viteve do të arrijë dimensione që do të kërcënojë 50 për qind të popullsisë së botës.
OKB-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përpiloi të dhënat lidhur me cunamet që kanë ndodhur në 100 vitet e fundit, shkaqet e shfaqjes, ndikimin mbi shoqërinë, rreziqet që dalin në pah pas cunameve dhe humbjet e jetëve.
Sipas raportit që OKB-ja ka publikuar në vitin 2020, fatkeqësia e cunamit, brenda 10 viteve do të arrijë dimensione që do të kërcënojë 50 për qind të popullsisë së botës.
Në raport thuhet se zbatimi i politikave dhe masave të duhura në praktikë paraprakisht mund të ndihmojë në parandalimin e skenarëve të mundshme të fatkeqësive.
OKB-ja, cunamin e ka vendosur në kuadër të fatkeqësive natyrore më të rrezikshme ndërsa paralajmëroi parandalimin e urbanizimit dhe turizmit në rajonet e prirura ndaj cunamit, përndryshe një numër i madh njerëzish mund të vihen në rrezik.
Sri Lanka, India, Indonezia, Tajlanda dhe Japonia janë të parat në mesin e vendeve që ndikohen më së shumti nga cunamet.
“Tsunami”, një term japonez, përbëhet nga fjalët “tsu” (liman) dhe “nami” (dallgë). Termi “tsunami” përdoret për të përshkruar një seri valësh gjigante oqeanike të shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm nënujor.
Tërmetet nënujore me fuqi të paktën prej 6,5 ballë Rihter mund të shkaktojnë cunami.
Përveç tërmeteve; rrëshqitjet e dheut, shpërthimet vullkanike, rrëshqitjet e tokës nënujore dhe rënia e shkëmbinjve bregdetarë mund të shkaktojnë gjithashtu cunami.
Gjatë 100 viteve humbën jetën 260 000 persona
Sipas të dhënave të OKB-së dhe OBSH-së, si pasojë e 58 cunameve në 100 vitet e fundit kanë humbur jetën afro 260 000 njerëz.
Sri Lanka, India, Indonezia, Maldivet, Mianmari, Tajlanda dhe Japonia janë vendet ku kanë ndodhur më së shumti cunami.
Komisioni i Oqeanografisë i UNESCO-s (IOC) në vitet e fundit ka zhvilluar një sërë punimesh për të koordinuar shërbimet e paralajmërimit të hershëm të cunamit.
Me këtë qëllim janë krijuar katër stacione të paralajmërimit të hershëm dhe sistem të zbutjes së cunamit në Paqësor dhe Oqeanin Indian, në rajonet e Karaibeve, Atlantikut Verilindor dhe Detit Mesdhe.
Me këto punime, UNESCO synon të rrisë ndërgjegjësimin për praktikat që duhen bërë për të minimizuar humbjet e jetëve dhe pronës në fatkeqësitë e cunamit.