Extra Çfarë ndodhi? Igli Zarka largohet me urgjencë nga shtëpia e “Big Brother”

Çfarë ndodhi? Igli Zarka largohet me urgjencë nga shtëpia e “Big Brother”

Vetëm pak ditë pas hyrjes, Igli Zarka krejt papritur ka lenë shtëpinë “Big Brother VIP”.

Banorët brenda shtëpisë kanë marrë një zarf nga “Vëllai i Madh”, ku janë njoftuar se për shkaqe shëndetësore atij i është dashur të largohet nga shtëpia.

“Banorë, ‘Vëllai i Madh’ ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother.” – lexohet në një zarf të mbërritur në shtëpi.

Bëhet e ditur se shkak i largimit ka qenë gjendja shëndetësore.

“Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbime jashtë shtëpisë,” thuhej në mesazhin e mbërritur për banorët.

Për momentin është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë, por në komente ndjekësit shkruajnë se ka pasur probleme me apendicitin.

Kujtojmë që aktori para hyrjes në “Big Brother VIP” u shpreh se ishte futur për të sfiduar veten, por siç duket gjërat nuk kanë shkuar sikurse ai e ka menduar.