Pas Ciro Immobile, Pellegrini dhe Zaniolo, Italia humbet edhe kapitenin Giorgio Chiellini. Kapiteni i të kaltërve nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, për ndeshjen që do të luajë në Olimpico kundër Zvicrës.
Mbrojtësi i Juventusit ishte në dyshim prej nisjes së grumbullimit. Ai zhvilloi stërvitje të diferencuar, përkrah yllit të Interit, Barela, me gjendjen e këtij të fundit që do të vlerësohet në vazhdim.
Ndeshja kualifikuese ndërmjet Italisë dhe Zvicrës, mund të cilësohet edhe si përballja e mungesave. Në total janë 12 futbollistë të konfirmuar që mungojnë në sfidën e kësaj të premteje, ku mes helvetëve të padisponueshëm janë Xhaka, Seferovic apo Embolo.