Extra Memaliaj kthehet në një shesh xhirimi të një filmi gjerman

Memaliaj kthehet në një shesh xhirimi të një filmi gjerman

Prej disa ditësh qyteti Memaliaj është kthyer në një shesh xhirimi. Regjisori gjerman Tuna Kaptan ka zgjedhur të xhirojë dy sekuenca të filmit gjerman “The fine line” në qytetin Memaliaj.

Me produksion të “Wood Water Films”, dhe skenar të Fentje Hanke, “The Fine Line” është një dramë për dy personazhe të vetmuar, gjermanit Lutz dhe vajzës shqiptare Irsa.

Dy personazhet janë të lidhur përgjithmonë nga një aksident tragjik në një kantier ndërtimi. Ndërsa qëndrojnë në dy fronte të ndryshme në një sistem të padrejtë dhe përpiqen të ndjekin ëndrrat e tyre.

Skenat të filmit po xhirohen në Gjermani, ndërsa dy skena janë në Memaliaj dhe në fshatin Vasjar, ku sipas skenarit të filmit është familja e vajzës shqiptar. rolin e gjyshes së vajzës e luan aktorja e njohur, Yllka Mujo.