Sport Vdes Giampiero Galeazzi, legjenda e gazetarisë italiane të sportit

Vdes Giampiero Galeazzi, legjenda e gazetarisë italiane të sportit

Vdiq sot gazetari i njohur italian i sportit, Giampiero Galeazzi.

Ai ishte 75 vjeç dhe i sëmurë prej disa kohësh.

I lindur në Romë, ai njihej edhe me pseudonimin Bisteccone (”Bërxolla”) për shkak të shëndetit të tij.

Komentet e tij sportive dhe shakatë gjatë tyre janë të paharrueshme.

”U largua nga ne Giampiero Galeazzi, gazetari dhe komentatori historik. Ai na tregoi faqet më të bukura të sportit italian”, shkroi në Twitter ish-presidenti i Parlamentit Evropian, aktualisht koordinatori kombëtar i ”Forza Italia”-s, Antonio Tajani.