Extra Në Zvicër dilte me gjermanen, ndërsa në Shqipëri i kalonte pushimet me...

Në Zvicër dilte me gjermanen, ndërsa në Shqipëri i kalonte pushimet me shoqen e Adrola Dushit: Zbulohet lidhja paralele e banorit të “BBVIP”

Modeli dhe ish-futbollisti Kledi Hysa prej disa javësh ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke mos dhënë asnjë shenjë nëse kishte dikë jashtë apo ishte në kërkim të dashurisë.

Dhe pas disa javësh dhe masazhit që u bëri vajzave të njohura në shtëpi, më në fund del në skenë e dashura e tij gjermane, Haula. Ajo ka folur për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje të marrëdhënies me Kledin dhe se si po e sheh ajo partnerin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, tha ajo.

Teksa Haula u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe tha: “Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”.

Ndërkohë për përgjigjen e Kledit, “No comment”, ku ai u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje, e dashura e tij u shpreh se ata kanë gjashtë vite bashkë dhe është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.

“Ne kemi gjashtë vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, përfundoi ajo. Por le të ndalojmë te deklarata e saj se kanë gjashtë vite bashkë dhe dyshimi se Kledi ka mbajtur në lidhje paralele në fillimet e tij.

Kjo për faktin se në vitin 2016, pra, pesë vite më parë ai është përfolur për një romancë me një modele nga Shqipëria, Kristina Bakiun, shoqen e ngushtë të Adrola Dushit. Në prill të atij viti, “Panorama Plus” publikoi lajmin e romancës së Kristinës me kushëririn të ish-burrit të Adrolës, Adisit, i cili dhe i kishte prezantuar.

Në kohën që doli lajmi, thuhej se ata kishin kohë që frekuentoheshin, ndërkohë që Kledi ishte në një lidhje po ashtu të re me gjermanen. Pesë vite më parë, pasi lajmi se Kristina (në atë kohë më aktive në jetën si modele) ishte e lidhur me një model që njihej më shumë jashtë Shqipërisë, Kristina reagoi, duke zgjedhur të mos i prishte Kledit me lidhjen e tij.

Modelja dhe ish-Miss Universe Albania 2013, Kristina Bakiu, u komentua jo pak në media për këtë lidhje dashurie shoqëruar me foto pushimesh së bashku.

Në lidhje me historinë për modelin shqiptar Kledi Hysa, i cili e zhvillonte karrierën e tij në Zvicër, njëkohësisht djali i hallës së bashkëshortit të modeles, Adrola Dushi, mikeshë e ngushtë e Kristinës, ajo tha: “Kledi është një mik i imi shumë i mirë, ai është kushëriri i Adisit, bashkëshortit të Adrolës dhe sa herë që vjen në Tiranë ne takohemi si miq. Ju e dini lidhjen time të ngushtë me Adrolën, atë e dua shumë si motër dhe si shoqe, nuk e dua si kunatë”.

Por komentuesit nuk e besuan këtë deklaratë, duke e konsideruar tipike të vajzave që duan të fshehin të vërtetën për një arsye që e dinë vetëm ato. Por ç’po ndodh me Kledin tashmë në shtëpi, modelin që nuk ka rrëfyer asgjë pikante nga jeta private, dhe është përpjekur të mbajë një figurë të pastër, duke u mjaftuar me dëgjimin e historive të konkurrentëve të tjerë.

Kujtojmë që Kledi ishte i preferuari i publikut, ndaj “Vëllai i madh” i dha mundësinë e një darke, i cili zgjodhi ta shijonte me Beatrix Ramosajn. Por duket se Kledi ka një pëlqim për të, pasi në një bisedë me Donaldin dhe DJ PM ka thënë se ka dëshirë ta njohë këngëtaren dhe pak më shumë.

“E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës!” është shprehur ai, teksa teleshikuesit janë habitur nga kjo deklaratë. Kjo pasi vetë Kledi tregoi pak javë më parë se ishte në një lidhje me një vajzë gjermane, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë kur banorët kanë pyetur Beatrix nëse i pëlqen Kledi ajo tha “jo” pasi nuk është tipi i saj.

Mbetet për të parë sesi do të pritet nga e dashura gjermane kjo deklaratë e Kledit, apo ai është do tentojë të lidhet për lojë, pasi dihet që me kalimin e javëve gara bëhet më e fortë dhe personazhet duhet të kenë një histori brenda shtëpisë, pas së cilës të mbahen fort.

/Panoramaplus.al