Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, ku 3 persona anëtarë të së njëjtës familje, të gjithë me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën në aksident.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ftiotida në autostradën Xyniada-Koromilia.
Makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare, prindërit dhe dy fëmijët e tyre, u përplas me një kamion cisternë. Përplasja ishte aq e fortë saqë automjeti i tyre u shkatërruar tërësisht.
Për fat të keq, humbën jetën bashkëshorti 46 vjeç, gruaja 43 vjeç dhe vajza e tyre 22-vjeçare. Ndërsa djali 17-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.
Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.