Bota Xi-Biden, buzëqeshje dhe dialog. Por Kina paralajmëron: Tajvani? Kush luan me zjarrin,...

Xi-Biden, buzëqeshje dhe dialog. Por Kina paralajmëron: Tajvani? Kush luan me zjarrin, do të digjet

Nuk shuhen si me magji në një takim virtual prej tre orësh dhe 14 minutash nëpërmjet Zoom, muaj “konkurrence të ashpër” (frazë e përdor së fundmi nga Shtëpia e Bardhë) dhe “mentalitet lufte të ftohte (frazë e përsëritur deri dje në mënyrë obsesive nga Pekini). Dhe “vija e kuqe” e Tajvanit është po aty, si një kërcënim i gatshëm për të shpërthyer zjarrin.

Por pavarësisht ashpërsisë kineze dhe vendosmërisë amerikane për të ardhmen e ishullit tajvanez, fotoja e publikuar nga Pekini tregon një sens të mundshëm ulje tensioni. Xi Jinping buzëqesh, përshëndet me dorën e hapur, ka pas krahëve flamurin e kuq kinez dhe atë me shirita amerikan.

Biseda

Një takim që filloi me përzemërsi ekstreme, me presidentin kinez Xi Jinping i cili përshëndeti homologun e tij amerikan Joe Biden si “një mik të vjetër”, duke thënë se ishte “shumë i lumtur” që e shihte përsëri dhe e konsideronte thelbësore që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të punojnë së bashku për adresimin e sfidave të përbashkëta.

Ndërsa Biden i kërkoi homologut të tij që të shmangë një konflikt midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Xi tha se Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një konsensus dhe për të ndërmarrë veprime për të udhëhequr zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve amerikano-kineze.

“Ne duhet të sigurojmë që konkurrenca jonë të mos rrëshqasë, vullnetarisht ose jo, në një konflikt. Ne duhet të vendosim shina mbrojtëse në rrugën tonë: ne kemi përgjegjësi ndaj gjithë botës, jo vetëm ndaj popujve tanë”, theksoi Biden.

Ndërsa përgjigja nga Xi Jinping, ishte: “Bota është një fshat global. Dy vendet tona mund të punojnë së bashku për kauzën e përbashkët të paqes dhe zhvillimit”.

Nga ana e tij, presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se shpreson që homologu amerikan, Joe Biden, t’i japë lojë të plotë lidershipit të tij politik dhe të shtyjë politikën e SHBA-së ndaj Kinës që të kthehet në një udhë racionale dhe pragmatike.

Në “tavolinën” virtuale nuk munguan as temat e mprehta. Biden shprehu shqetësim për situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang, Hong-Kong dhe Tibet, duke theksuar nevojën për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset amerikane nga praktikat e padrejta.

Tajvani

Më tej, presidenti amerikan vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në në Tajvan dhe për të minuar paqen dhe stabilitetin në zonë.

Por pikërisht për situatën në ngushticën e Tajvanit, pozicionet dukeshin ende të largëta. Sipas Xi, autoritetet e ishullit janë përpjekur vazhdimisht të besojnë Shtetet e Bashkuara për pavarësi dhe disa njerëz në SHBA, synojnë të përdorin Tajvanin për të kontrolluar Kinën.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Nëse luani me zjarrin digjeni. Ne jemi të duruar për ribashkimin, por nëse forcat separatiste kalojnë vijën e kuqe, ne do të duhet të marrim masa vendimtare”, u shpreh presidenti kinez.