Aktualitet “Të varet si qen”, daja i 8-vjeçarit të vrarë reagon pas ngjarjes...

“Të varet si qen”, daja i 8-vjeçarit të vrarë reagon pas ngjarjes së rëndë në Fier

Vrasja e një fëmije nga një 38-vjeçar ka shokuar vendin. 8-vjeçari është gjetur pa jetë në oborrin e banesës së të dyshuarit, në fshatin Grecalli të Fierit.

Daja i të miturit u shpreh para mediave se kërkon drejtësi nga shteti.

“Ky është shteti. Duam drejtësi. Ta varin si qen. Nuk dimë që të kenë pasur konflikte”, u shpreh daja.

Çalamani e rrëmbeu fëmijën e fqinjit rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, kur i mituri po lëvizte me biçikletë. Pas kësaj autori e mbajti peng derisa e vrau dhe më pas e mbuloi me baltë në një cep të oborrit të tij.

38-vjeçari Çalamani është i njohur për policinë pasi dhe në vitin 2006 ka marrë peng një tjetër të mitur. Në atë kohë ai bashkëpunoi me një tjetër person, dhe mbajtën vajzën e mitur duke e torturuar për 20 minuta. Dy autorët u dënuan nga gjykata e Fierit me 4 vite burgim për veprën penale të heqjes së lirisë e kryer në bashkëpunim.