Momente të vështira dhe të tensionuara u regjistruan mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Fierit, ku pritej të niste seanca për masën e sigurisë për 38-vjeçarin Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen e të miturit Mateo Vaslliu, dy ditë më parë në Daullas.
Familjarët e viktimës hynë me forcë në ambientet e gjykatës për të kërkuar autorin e këtij krimi të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.
Policia ka tentuar t’i ndalojë, por përplasja ka qenë tepër e fortë dhe kanë ndërhyrë dhe njerëz të tjerë që ishin të pranishëm në gjykatë për të qetësuar situatën dhe nxjerrë familjarët e Mateos jashtë.
38-vjeçarin Klodian Çalamani dy ditë më parë e qëlloi me kazmë të miturin dhe tentoi të fshihte trupin në oborrin e banesës, në një nga krimet më të rënda të regjistruara kohët e fundit.