Aktualitet Leonardo DiCaprio: Çfarë pritet të ndodhë nëse Vjosa shpallet Park Kombëtar

Leonardo DiCaprio: Çfarë pritet të ndodhë nëse Vjosa shpallet Park Kombëtar

Leonardo DiCaprio ka bërë në mënyrë të vazhdueshme avokatin e Vjosës.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, fituesi i çmimit “Oscar” ka bërë sërish thirrje për mbrojtjen e Vjosës dhe shpalljen si Park Kombëtar.

DiCaprio thotë se nëse do të shpallet Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte vende të ndryshme pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej Park Kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar. Ndiqni linkun në bio për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, ka shkruar aktori.