Tetë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Viktimat janë një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe dhe shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç.
Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë tha se nga 2964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 549 qytetarë, në këto bashki: 264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cërrik.
Në të gjithë vendin janë 8,363 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (18 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 549
Të shëruar në 24 orë 558
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2964