Tre gola për fitoren e tretë radhazi në Ligue 1 për PSG-në, që mposhti 3-1 Nantes në “Parc des Princes” dhe vazhdon të marshojë drejt titullit, ndërsa vjen më fund goli i parë i Leo Messit në Ligue 1.
13 pikë ka shkuar diferenca me Lensin e vendit të dytë (ka luajtur një ndeshje më pak).
Kylian Mbappe gjeti golin që në minutën e dytë dhe u mendua se ekipi i Pochettinos do të niste goleadën, por fraksioni i parë i ndeshjes nuk prodhoi më gola.
Keylor Navas u ndëshkua me karton të kuq në mesin e pjesës së dytë. Skuadra mike mori zemër dhe barazoi sfidën në minutën e 76-të me anë të Kolo Mouani.
Pavarësisht inferioritetit numerik, PSG ndezi motorët dhe realizoi edhe dy gola të tjerë. Appiah realizoi një autogol qesharak (82’), ndërsa Leo Messi vulosi triumfin e PSG-së me një realizim të bukur tre minuta nga fundi, duke gjetur golin e parë në kampionatin francez.