Beteja direkte mes Sarri dhe Allegri shkon në favor të trajnerit bardhezi.
Juventusi fitoi 0-2 ndaj Lazios në një ndeshje me shumë tension. Heroi i sfidës ishte Leonardo Bonucci, i cili shënoi dy herë me penallti. Me këtë fitore skuadra e Allegrit afrohet me zonën europiane.
Lazio luajti më mirë përgjatë ndeshjes, por nuk rrezikoi asnjëherë drejt portës kundërshtare, ndërsa bardhezinjtë ishin më cinikë. Miqtë fituan dy penallti, një për çdo pjesë.
Mbrojtësi Leonardo Bonucci u tregua i saktë në të dyja rastet. Hysaj ndërkohë luajti që nga minuta e parë për Lazion, ndërsa Muriqi u fut zëvendësues në të dytën.
Me këtë fitore Juventusi barazon Lazion me 21 pikë.