13 kongresmenë amerikanë kërkojnë nga Bullgaria që të mos pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Në një letër dërguar ambasadores së Bullgarisë në SHBA, kongresmenët që janë pjesë e Komitetit të Politikës së Jashtme shprehen Bullgaria duhet të zgjidhë sa më parë çështjet me Maqedoninë e Veriut.
Politikanët amerikanë deklarojnë se problemi dypalësh me Maqedoninë e Veriut po mban peng dhe integrimin e Shqipërisë dhe duhet të zgjidhet përpara fundit të këtij viti.
Pak ditë më parë Daniel Lohrer, anëtar i partisë bullgare, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, e cila pritet të formojë qeverinë në Bullgari tha se nuk ka gjasa që deri më 14 dhjetor të ketë marrëveshje me Shkupin për heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Shkupit dhe Bashkimit Evropian, vendim ky që prek edhe Shqipërinë.
Lohrer tha se “nëse mbetet vetëm historia për të lëvizur negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk mund të pritet rezultat mjaft i mirë për të dyja palët”.
Në deklaratën e parë për mediat pasi dje u rizgjodh president, Rumen Radev konfirmoi edhe njëherë qëndrimin që nuk duhet të ketë asnjë lëshim ndaj Maqedonisë, gjë që penalizon edhe Tiranën për negociatat.
“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”, tha ai.
Por tashmë që në lojë është futur SHBA dhe gjërat nuk janë më njëlloj.